YaraMila PARTNER

Formula Kimike:
12-11-18+ME

Ambalazhi
25 KG

YaraMila PARTNER është një pleh kompleks nga reaksioni kimik që garanton një furnizim optimal të lëndëve ushqyese, të balancuar në çdo fazë të zhvillimit. YaraMila PARTNER rekomandohet për të gjitha kulturat që kanë kërkesa të larta për Fosfor dhe Kalium, si dhe për tokat gëlqerore. Gjithashtu është i përshtatshëm për plehërimin e kulturave të ndjeshme ndaj klorit dhe për kulturat më të ndjeshme ndaj salinitetit.

Balanca midis azotit nitratik dhe atij amoniakal siguron ushqim si të menjëhershëm ashtu edhe afatmesëm.

Fosfori i YaraMila është menjëherë i përthithshëm pasi është në pjesën më të madhe i tretshëm në ujë, duke garantuar një efekt të fortë “starter” mbi kulturat. Fosfori i tretshëm në ujë është e vetmja formë që bimët mund të përthithin, ndërsa fosfori i tretshëm në acide nuk përthithet nga bimët përveçse pas shumë vitesh transformimi.

Prania e kalciumit të tretshëm rrit qëndrueshmërinë, ruajtshmërinë dhe vlerën tregtare të produktit, ndërsa mikroelementët parandalojnë mangësitë që do të sillnin ulje në rendiment dhe cilësi.

Magnezi dhe squfuri nxisin sintezën e proteinave, vitaminave dhe klorofilit, të domosdoshme për zhvillimin e bimëve dhe cilësinë e prodhimit.

YaraMila PARTNER paraqitet në formë granulesh me ngjyrë jeshile për ta bërë produktin më të dallueshëm, për të shmangur ngjitjen dhe për të përmirësuar shpërndarjen e tij.

Dërgesa falas në të gjithë Shqipërinë!

Produkte të tjera

Zbuloni gamën e produkteve për çdo nevojë agrokulturore që mund të keni.

NUTRIFERT OLISTAR

Lloji i produktit

TOP TOV 40%

Lloji i produktit

Yara Tera KRISTALON WHITE LABEL

Lloji i produktit

Superfosfati i trefishtë

Lloji i produktit