Që nga hapat e parë në fillim të viteve ’90, Besniku ka qenë pranë fermerëve shqiptarë, duke ofruar cilësi, garanci dhe mbështetje të vazhdueshme. Sot, kompania është një nga emrat kryesorë të agrobiznesit në Shqipëri dhe pjesë e Atlas Corporation.

Me mbi 40% të tregut kombëtar, më shumë se 300 pika shpërndarjeje dhe një rrjet të konsoliduar logjistik e magazinimi në gjithë vendin, Besniku ofron një sërë produktesh bujqësore dhe blektorale, duke mbështetur kështu çdo hallkë të zinxhirit bujqësor.

Besniku është sinonim i furnizimit të qëndrueshëm, cilësisë së provuar dhe shërbimit teknik të besueshëm, nga fusha, deri te produkti final.

Historiku

Besniku nisi si një nismë familjare në vitin 1991 dhe u themelua zyrtarisht në vitin 1999 nga pesë vëllezërit Domi, me në krye sipërmarrësin Dervish Domi. Veprimtaria e saj u bazua mbi tre linja kryesore: miell, produkte bujqësore dhe plehra kimike.

Me rritjen e biznesit, kompania u profilizua plotësisht në sektorin e agrikulturës, duke u shndërruar në partner të rëndësishëm të industrisë bujqësore. Portofoli u zgjerua me një gamë të gjerë produktesh si: ushqim për kafshë, ilaçe bimore (CPP), farëra, produkte plehëruese, si edhe produktet bazë bujqësore (sojë, misër, elb, etj.).

Emri “Besniku” mban kujtimin e babait të pesë vëllezërve dhe përfaqëson një trashëgimi pune të ndërtuar mbi përkushtim, cilësi dhe qëndrueshmëri. Sot, Besniku operon me rrjet shpërndarjeje kombëtare dhe prezencë rajonale në Kosovë dhe Maqedoni.

Misioni

Misioni ynë është të mbështesim fermerët me produkte cilësore, furnizim të sigurt bujqësor dhe këshillim teknik për rezultate reale në tokë dhe prodhim afatgjatë.

Vizioni

Të jemi partneri më i besuar i bujqësisë në Shqipëri dhe rajon, duke ndërtuar një ekosistem modern dhe të qëndrueshëm që lidh prodhimin lokal me standardet dhe furnizimin global.

Vlerat