Shërbimet

Kreu  >  Shërbimet

Këshillim për fermerët

Agronomët tanë ofrojnë vizita në terren dhe këshillim të personalizuar për zgjedhjen e farërave dhe inputeve të përshtatshme, planifikimin e plehërimit, kulturat bujqësore, si dhe rritjen e rendimentit në mënyrë të qëndrueshme

Transport dhe shpërndarje

Përmes një  rrjeti me mbi 300 pika shpërndarjeje, sigurojmë qe cdo produkt të mbërrijë në kohë dhe në gjendje perfekte, kudo në Shqipëri me transport falas dhe shpërndarje të rregullt.

Imazhi 360° po ngarkohet.

Imazh 360°

Magazinim dhe ruajtje

Produktet e Besniku mbahen në depo të kontrolluara, me kushte të përshtatshme për çdo kategori si: plehra, ushqime për kafshë, farëra apo mallra agrare.

Përdorim sistemin (FIFO) për të garantuar që çdo ngarkesë të jetë e freskët dhe e sigurt.

Furnizim me origjinë të kontrolluar

Besniku punon me rrjete ndërkombëtare furnizuesish nga BE dhe më gjerë, duke siguruar standarde të larta dhe dokumentacion të plotë për çdo produkt. Çdo dërgesë kalon kontrolle cilësie përpara shpërndarjes, që nga importi deri në magazinim, në mënyrë që fermeri të ketë gjithmonë garanci për produktin që përdor.